• |
ide | kryesore

Zgjedhjet USA/ Ato që duhet të dini patjetër për Clinton- Trump

Arkiva, Planet
zgj2.jpg



Si zgjidhet, nga cilët dhe kur merret vesh fituesi?

Rreth 227 milionë zgjedhës do të votojnë këtë të martë jo për të votuar direkt presidentin e SHBA por për të caktuar “zgjedhësit e mëdhenj” që më 19 dhjetor do të japin votën e tyre për presidentin e SHBA she zëvendësin e tij. Pra nuk bëhet fjalë për një zgjedhje të drejtpërdrejtë por për 50 shtete plus distriktin e Columbia që do të votojnë veç e veç.

1) Zgjedhje më vete në çdo shtet

Në çdo shtet votohet për “zgjedhësit e mëdhenj” në favor të një kandidati. Kandidati që fiton brenda një shteti merr të gjithë “zgjedhësit e mëdhej” të atij shteti. Përshembull nëse Klinton apo Trump fitojnë në Florida, një nga shtetet më të diskutueshme, ata marrin automatikisht të gjithë 29 “zgjedhësit e mëdhenj”.

2) Sejcili shtet nuk jep vota, por “zgjedhës të mëdhenj”

Në sejcilin shtet numri i “zgjedhësve të mëdhej” korrespondon me atë të zonave zgjedhore për deputetë. Këto janë të ndara sipas madhësisë së shtetit. Kështu përshembull Kalifornia me 39.1 milionë banorë ka 55 “zgjedhës të mëdhenj”. 53 nga një për sejcilën zonë elektorale dhe dy senatorët e saj të zgjedhur.

Po ku është problem i zgjedhjeve amerikane. Shteti më i madh i vendit Kalifornia, nuk përbën një sfidë për kandidatët. Sepe ajo zakonisht voton në shumicë për demokratët. Prandaj sado vota që Trump të marrë në një shtet si ky, ato i zerohen në rrezultatin final.

Zonat zgjedhore ne Shba. Majtas Kalifornia me 55 "zgjedhes te medhenj"

3)Kur merret vesh rrezultati?

Fitorja e njërit apo tjetrit kandidat do të merret vesh shumë më shpejt sesa të mbyllen votimet në shtetet e bregut Lindor të SHBA, të cilat kanë një orë tjetër dhe ku votimi mbaron më vonë.

Kjo sepse ato që njihen si “swing states”, pra shtetet e lëkundura ku rrezultati është i ngushtë janë kryesisht në anën lindore të Missisipit dhe votimi mbaron shumë orë më përpara. Kështu që ndoshta emir i presidentit të rim und të merret vesh edhe që në ora 1 të mëngjesit të së mërkurës. (Lapsi.al)

Harta e SHBA me rreth te kuq shtetet e pavendosura “swing states”. Ndersa me ngjyra nga gria deri tek e zeza mbyllja e votimit sipas orareve. Shtetet me gri te hapur e mbyllin votimin ne oret 24 30-01 00 te mengjesit te se merkures. Ndersa me te erretat rreth ores 06 -07 te mengjesit sopas ores europiane (Burimi Le monde)