• |
ide | kryesore

Nisin konspiracionet, Trump mund të vritet si John Kennedy

Arkiva, Planet
trump-kennedy_1478789299-7058539.jpg



Gazetari rus, Dmitry Kiselyov paralajmëroi se elita mund ta “vrasë” Donald Trump, për shkak të dëshirës së tij për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me Moskën.
Kisiliov e bëri këtë deklaratë para zgjedhjeve në SHBA, gjatë anketave që tregonin se Trump ishte në epërsi ndaj Clinton.
 
Ai kishte thënë se qëllimi i Trump për t’i përmirësuar marrëdhëniet e tensionuara ruse-amerikane e vendosë atë në një situatë shumë të rrezikshme, transmeton Gazeta Express.
 
“Tani ata thjeshtë mund ta vrasin atë”, kishte thënë ai. “Shërbimet sekrete atje nuk kanë nevojë për një president të tillë”, kishte paralajmëruar Kiselyov.
 
Kiselyov është një gazetar kontrovers por i njohur në Rusi. Ai ishte emëruar personalisht nga presidenti rus Vladimir Putin në krye të Agjencisë Ndërkombëtare të Lajmeve më 2013.
 
Ideja se Trump mund të vritet para se ta marrë detyrën si president është bërë temë tashmë e një kohë, për shkak të kërcënimeve me vdekje që miliarderi nga Nju Jorku kishte marrë, kërcënime këto që shtynë atë të veshte jelek anti-plumb në paraqitjet publike.
 
Karakterizimi i Trump si një diktator nga disa media të majta ka inkurajuar mendërisht individ të ndryshëm që të tentojnë ta vrasin Trump.
Në qershor të këtij viti, një 20-vjeçar kishte tentuar ta vrasë Trump në Las Vegas pasi ia rrëmbeu armën një polici gjatë një tubimi, si pjesë e komplotit për ta vrarë kandidatin republikan.
 
Madje, teori konspirative janë përhapur gjithandej nëpër internet, i fundit flet për parashikimin e Baba Vankës, plakës së verbër misterioze bullgare, e cila kishte parashikuar se Obama do të jetë presidenti i fundit i SHBA-së.
 
Teoricienët janë të bindur se diçka do t’i ndodhë Donald Trump, para se ai të marrë postin e presidentit zyrtarisht më 20 janar, 2017.