• |
ide | kryesore

Albana Osmani i shpreh dashurinë Redon Makashit…

Arkiva, Paparazzi
auto_Screenshot_51480152627.png



Një ndër të ftuarit e shumtë të mbrëmjes së djeshme në emisionin “Top Sow Magazine” ka qenë edhe këngëtari i mirënjohur Redon Makashi, i cili së bashku me kolegë të tij ka qenë i ftuar për të prezantuar koncertin që do të zhvillohet  sot në ambientet e Universitetit të Arteve, në kujtim të këngëve të njohura të viteve ’90, të cilat do të interpretohen nga zërat e rinj.

Një moment interesant gjatë bisedës në studio ka qenë ai kur Albana Osmani ka sjellë në kujtesë vitet e adoleshencës së saj, kur kishte shumë qejf Redonin. Madje, ajo ka rrëfyer se dikur, për të treguar se sa shumë “e dashuronte” atë u bë bionde, pasi kishte dëgjuar se këngëtari preferonte gocat me flokë të verdhë.

Ky moment ka shkaktuar shumë të qeshura, duke e vënë disi në siklet edhe Redonin, i cili u shpreh se e tërhiqnin më shumë biondet, pasi në ato vite ishin më të rralla në Shqipëri. /Blitz.al/