• |
ide | kryesore

Greta Koçi për jetën private: Jam tradicionale, do prezantoj në publik bashkëshortin

Arkiva, Paparazzi
greta 12.jpg



Pak ka që mbushi 25 vjeç, por deri më sot, këngëtares së dashur për publikun nuk i ka dalë në “pazar” ndonjë histori dashurie. Greta duket se i është ruajtur thashethemeve për lidhjet e saj intime, ose thjesht, motra e madhe Koçi nuk ka përjetuar ndonjë romancë aq të rëndësishme sa ta përfshijë në jetën e saj publike.

Në lidhje me këtë, Greta Koçi është koshiente që fansat do donin të dinin diçka më shumë. E po ashtu, moderatorja e Tv Klan ka tentuar të zbulojë ndonjë detaj përtej karrierës si këngëtare.

E pyetur për jetën private dhe nëse ka diҫka të re në horizont, Greta tha tek “Rudina” se në moshën e saj, nuk është siklet të thuash që po njeh dike… Por në të vërtetë, nuk ka diҫka konkrete: “Nuk është ndonjë siklet të thuash që po njoh dikë… Por momentalisht nuk kam diҫka konkrete”, – thotë Greta duke këmbëngulur se për jetën private ka dëshiruar gjithmonë të jetë më e rezervuar: “Unë do të doja që pjesën private ta kem private. E di që për publikun është interesante të dëgjojë, por unë  jam natyrë tradicionale. Në momentin që unë do vendos dhe do ta bëj publike lidhjen time, ai do të jetë bashkëshortim im”, – shtoi më tej Greta.