• |
ide | kryesore

VIDEO/ Sërish Graniti më mirë se Taulanti

Arkiva, Sport
Albania-v-Switzerland.jpg



Granit Xhaka ka fituar sërish duelin në vëllain e madh, Taulantin. Arsenali i Granitit ka mundur Baselin në Zvicër me rezultatin 4-1, ku dy vëllezërit shqiptarë e nisën ndeshjen nga fillimi dhe luajtën për 90 minuta. Kjo ishte hera e tretë që vëllezërit Xhaka ndeshen kundër njëri-tjetrit dhe sërish triumfon Graniti. Për Granitin ishte një ndeshje emocionuese, pasi u rikthye në klubin ku filloi karrierën. Arsenal vazhdon rrugën në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve ndërsa Basel nuk arriti të kualifikohet as në Ligën e Evropës.