• |
ide | kryesore

Trajneri serb i Luftëtarit vishet si bari, por udhëton me BMW

Arkiva, Sport
15391531_1271930006191016_7971343916296674189_o-470x470.jpg



Ndoshta ka qenë dëshira e vetë trajnerit Mladen Milinkoviç, ndoshta thjesht ajo e shefit të klubit të Luftëtarit, Gentjan Nora, por sido që të jetë, fotoja e të dyve si barinj po bën xhiron e internetit. Në foton e postuar në rrjetet sociale nga vetë shefi i klubit gjirokastrit, të dy shfaqen me gunat e barinjve, përpara një automjeti BMW. Ajo shoqërohej nga një frazë motivuese.
“Punë sakrificë bazuar në tradita. Është mirë të dish shumë për ata që të duan dhe përkrahin. Për pikënisjet, për themelet, sa më thjeshtë të nisesh, aq më shpejt arrin ku do!”, janë fjalët e drejtuesit të klubit./panorama/.