• |
ide | kryesore

Polemika mbi fotoshopin/ A duhen botuar vajzat që zhvishen dhe transformohen në kompjuter?

Arkiva, Paparazzi
fotot_3.jpg



Një foto e Encas e postuar këto ditë ka shsktuar humor të madh ne portale sepse përpos zmadhimit të gjoksit dhe zvoglimit të belit vajza që i thotë vetes këngëtare kishte shtrëmbruar edhe murin në sfond. Në fakt ajo s'ka bërë asgjë më shumë se beli i holluar deri në marrëzi i Aurelës. Linjat e përpunuara të Albanës dhe këmbët e stërgjatuara të Fjollës. Këto pamje që herë ngjallin humor dhe herë neveri i gjejmë gjithnjë e më shpesh në mediat tona dhe në faqet Online. Të gjitha janë efekte të photoshopit dhe përpjekje të vajzave të shoubizit për të rënë në sy me çdo mjet.

Natyrisht tendenca e këtyre vajzave për të dalë në plan të parë është një zgjatim qesharak i një kulture ku mbizotëron miti i rinisë së përjetshme, ku triumfojnë vlerat mishtore mbi ato të trurit, ku këmbëngul mendësia e arritjes së suksesit të shpejtë dhe me çdo çmim. Të gjitha këto tashmë dihen dhe janë thënë me dhjetra herë.

Po në këtë rast në bankën e të akuzuarve nuk janë këto vajza, të cilat më tepër janë viktima të një kulture konsumizmi.

Pavarësisht se ato përfitojnë duke shitur trupin e tyre në revista dhe gazeta, për t'ua rishitur më pas paguesve më të parë, pavarësisht se ato e trajtojnë veten si mall, duke i konsideruar mediat si cepa trotuarësh ku presin “Princin e kaltër me Ferrari”, në bankën e të akuzuarve nuk janë ato.

Në bankën e të akuzuarve janë mediat tona që botojnë non stop këto “çingije të fotoshopuara” pa e vrarë mendjen fare.

A është e moralshme për cilëndo media të botojë reklamën e një malli që do të shitet ndryshe nga sa është?

A është e njëjta gjë për to, të botojnë historinë e gënjeshtërt të një politikani që kërkon t'u shitet zgjedhësve?

A është e njëjta gjë për to, nëse ndryshojnë të dhënat e vrasjes së një krimineli?

Po njësoj, si një histori mashtrimi duhet trajtuar mediatikisht edhe rasti i vajzave të shoubizit që kërkojnë të shesin një imazh të tyre të rremë. Si një mashtrim.

Rreth një vit më parë parlamenti francez diskutoi një ligj ku detyroheshin kryesisht revistat rozë të vinin diçiturën: “E fotoshopuar” mbi fotot që ishin prekur. Natyrisht, deputetët që e kërkuan këtë ligj e argumentonin atë si një përpjekje për luftën kundër anoreksisë. Normal për një vend si Franca. Aty quhet mëkat “mashtrimi përmes fotoshopit” që mund t’i nxisë adoleshentet që lexojnë këto lloj revistash të shkojnë drejt një hollimi që nuk ekziston dhe drejt anoreksisë.

Por koha është që një nismë e tillë ligjore të ndërmerret edhe në Shqipëri.

Jo vetëm për të luftuar anoreksinë.

Por mbi të gjitha për t'i thënë ndal një modeli.

Modelit të vajzave të shoubizit, që përdorin skenën, videoklipet, fotoshopin dhe median, vetëm për një qëllim: për të ngritur çmimin si prostituta të nivelit të lartë.

 

 

Ja se cilat janë fotoshopet me skandaloze:

Aurela Hoxha
Modelja shqiptare Aurela Hoxha këtë verë në një nga shumë fotot e publikuara në rrjetin social Instagram u akuzua për përdorimin e photoshop-it. Fansat e kanë kritikuar Aurelën se në përpjekje për të lakuar belin dhe zmadhuar të pasmet, ajo ka deformuar bordurën e pishinës, personin dhe pallatet që gjendeshin pas saj

Luana Vjollca
Bashkë-moderatorja e 'Pa Limit' në Top Channel është përballuar me kritikat e fansave për një nga foto e realizuara në një set fotografish për një nga revistat shqiptare. Menjëherë sapo fotoja është hedhur në Instagramin e saj, ndjekësit e shumtë kanë spikatur se sandalen e majtë, Luanës nuk i duken gishtat e këmbës. Të jetë si pasojë e photoshop-it apo e reflektimit të sandales.

Enca Haxhia
Kjo është një ndër fotot më të përfolura të këngëtares së re, Enca Haxhia, e cila në fillim të nëntorit publikoi linjat e saj trupore, veshur me një palë bikini ekstravagante ngjyrë blu. Kjo foto nxiti menjëherë reagimin e fansave të shumtë të këngëtares që përpos ofendimeve që hodhën ndaj saj, e akuzuan se kishte përdorur photoshop në përpjekje për të ndryshuar format e saj të kolme trupore. Megjithatë Enca, duket se nuk e vrau mendjen për komentet e shumta

Fjolla Morina
Edhe shoegirl-i nga Kosova nuk i ka shpëtuar akuzave për përdorimin e photoshop-it në fotot e saj. Fjolla në një nga fotot e postuara pak javë më parë duket se nuk ka parë me vëmendje se në përpjekje për të holluar belin dhe këmbët e saj, ka shtrembëruar parketin e dyshemesë. Kritikat e menjëhershme të fansave e kanë detyruar Fjollën të fshijë foton nga Instagrami.

Albana Osmani
Moderatorja e 'Top Channel' do të publikonte një foto të shkrepur në ambientet e palestrës, të cilën pak minuta më vonë do ta fshinte nga llogaria e saj në Instagram. Albana ka rënë pre e akuzave për përdorimin e photoshop-it në foto pasi sipas ndjekësve ka holluar belin e saj më shumë seç duhet, nëse e krahasojmë me shpatullat. Nuk dihet nëse kanë qenë këto kritika që e kanë bërë atë të fshijë foto apo ka qenë thjesht ndryshim mendjeje. Pavarësisht kësaj, vlen të thuhet se Albana në fakt gëzon një bel të hollë dhe ka pohuar për Anabel.al se përmasa e belit të saj është 58 centimetër.

Olta Gixhari
Në korrik të këtij viti, Olta Gixhari ra pre e kritikave të fansave për ekzagjerim me photoshop-in. Në një nga imazhet e publikuara nga aktorja shqiptare, ndjekësit e saj spikatën që një pjesë e makinës në sfond shfaqet dy herë në krahun e saj të djathtë, gjë që i ka bërë ata të mendojnë se kjo ka ndodhur për shkak të përpunimit të fotos.