• |
ide | kryesore

Debate në mbledhjen e PD-së, Majlinda Bregu kundër bojkotit të Parlamentit

I pakategorizuar
genc-ruli-655x356.jpg



Mbledhja e grupit parlamentar të PD-së sot është shoqëruar me debate dhe diskutime rreth zgjedhjeve të qershorit. Deputetë të saj kanë hedhur edhe idenë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, nëse nuk plotësohen kushtet e opozitës për votimin dhe numërimin elektronik. Ndërsa sa i përket bojkotit të parlamentit dhe protestave, deputetja Majlinda Bregu ka qenë kundër.

Nënkryetari Edmond Spaho ka thënë: Të dalim nga parlamenti për presion, kemi memorandum me 22 parti.

Ndërsa Majlinda Bregu është shprehur: Jo 22 parti po 52 të jenë aleatët tanë, barra është e jona. A jemi të sigurt se jemi në gjendje për protesta? Une nuk jam për të dalë nga Parlamenti.

Pjesë e diskutimit është bërë edhe ish-kryeministri Berisha.

“Sot i gjithë territori është me banda të ministrave dhe deputetëve. Opozita të përdorë gjithë potencialin për zgjedhje të lira. Mision ynë të rikthejmë besimin në zgjedhjet e lira e të ndershme. Skizofreni në të gjitha mediat, rama hoqi mediat që kishte bezdi. Sakrifikuam 6 muaj për dekriminalizimin, por ia dolëm”, u shpreh Berisha.

Më herët gjatë ditës kreu i PD-së pati një takim me partitë aleate të opozitës.

/LAPSI.AL/