• |
ide | kryesore

A do të kandidojë Hillary Clinton përsëri për presidente të Amerikës? 

Arkiva, Planet
clinton.jpg



Kandidatja humbëse në zgjedhjet për president të Amerikës, Hillary Clinton, duket se e ka të vështirë të pranojë humbjen dhe dëshiron të luftojë përsëri për këtë post.

Sipas burimeve të Daily Mail, gjatë një takimi me miqtë e saj në shtëpinë në Uashington, ish-zonja e parë amerikane u shpreh me vendosmëri për një rikthim në luftën për postin e presidentes së Amerikës.

“Unë do të rikthehem”, citohet të ketë thënë Clinton duke ngritur gotën e verës për dolli.

Nëse Clinton vendos të sfidojë përsëri rivalët e partive tjera për postin e presidentit, në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2020, ajo do të ishte në moshën 73 vjeçare.