• |
ide | kryesore

Rihanna dhe Sandra, gangsteret në film!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
3C7BED8200000578-0-image-a-54_1485323594041.jpg



Filmi përfshin një kast të madh aktorësh me disa nga femrat më të njohura të Hollivudit, si Cate Blanchet, Sandra Bullock, Sarah Paulson, Anne Hathaway, Helena Bonham Carter, dhe shumë yje të tjera të kinematografisë.

Pjesë e këtij kasti është bërë edhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna e cila me rastat e saj dhe një palë kominoshe të zeza i përshtatej më së miri rolit të një vajze gangstere në film. Ajo iu bashkua aktoreve të njohura Sandra Bullock dhe Sarah Paulson dhe nisën të filmonin jashtë në shi përballë një furgoni.

Aktoret Bullock dhe Paulson mbanin veshur kapuça të zinj që të jepnin përshtypjen se po përpiqeshin që të bënin një grabitje.

Më herët gjatë ditës, Riri u pa teksa mbërrinte në xhirime më një xhup të kuq kundra shiut dhe me kokën e mbuluar me kapuç.