• |
ide | kryesore

VIDEO/ Ujkani shënon gol, shpëton skuadrën e tij nga humbja

Arkiva, Sport
Ujkani.jpg



Samir Ujkani ka shpëtuar skuadrën e tij nga humbja duke shënuar gol në sekondat e fundit ndaj Novaras. Në minutën e fundit shtesë, në sfidën Novara – Pisa, portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, u afrua te zona e kundërshtarit gjatë një goditjeje nga këndi ku edhe shënoi me kokë për golin e barazimit 1:1, duke ia siguruar skuadrës së tij një pikë shumë të vlefshme. Në këtë ndeshje nga minuta e parë luajtën edhe Rey Manaj e ish sulmuesi i Kombëtares, Edgar Cani, ky i fundit u largua nga loja në minutën e 53- të. Pas këtij barazimi, Pisa gjendet e 17’ta në renditje, me 25 pikë të grumbulluara. /Express/