• |
ide | kryesore

Demokratët kundër Trump për kandidaturën e Gorsuch si gjyqtar të Supremes 

Arkiva, Planet
neil trump.png



Emërimi i Neil Gorsuch për vendin e lirë në Gjykatën Supreme nga Donald Trump ka hasur kundërshtinë e figurave kryesore të Partisë Demokratike.

Trump zgjodhi gjykatësin e Gjykatës së Apeleve në Kolorado (Gorsuch), për të zëvendësuar të ndjerin Antonin Scalia. Por lideri i demokratëve në Senat Chuck Schumer, senatorja e Massachusetts Elizabeth Warren, kreu i dhomës së ulët të Kongresit Demokratja Nancy Pelosi dhe senatori i Vermontit dhe ish-kandidati për president, Bernie Sanders, shohin të papërshtatshëm emërimin e Gorsuch në Gjykatën Supreme. Këto figura të Partisë Demokratike akuzojnë këtë të fundit se në vendime të mëparshme është bërë palë ndaj kompanive të mëdha në kurriz të punëtorëve amerikane ose për armiqësi ndaj komunitetit femëror.

Republikanët, ndërkohë, janë shprehur në favor të Gorscuh duke thënë se do ta aprovojnë emërimin e tij. Sipas senatorit Ted Cruz, demokratët nuk do të kenë sukses që të bllokojnë emërimin përmes zgjatjeve të tilla për të vonuar procedurat në legjislativ.