• |
ide | kryesore

Në dilemë për diçiturën në Rilindje

Arkiva, Pikante
zjarrfikesja.jpg



“Zjarrfikësja tërheq zjarrfikesen apo karriget zaptojnë vendet e parkimit? Nuk dimë kë të qajmë më parë…”. Ky është komenti i faqes JOQ që shoqëron foton e mësipërme, një dilemë që në të vërtetë tregon shumë. Kryeministri Rama dhe ministri i tij i brendshëm Tahiri, ka disa ditë që, kur flasin për shërbimet shtetërore (të përmirësuara ndjeshëm sipas tyre), përdorin shprehjen që “s’do shihni më makina policie me të shtyrë”. Fotoja tregon se në vitin e fundit të mandatit qeverisës makinat shtetërore kanë kaluar tek e tërhequra. Ajo dëshmon edhe dështimin për hapësirat publike, një prej zotimeve kryesore të Ramës për t’i liruar nga zaptuesit. Në çdo qytet, edhe me “Rilindjen” parkimet publike vazhdojnë të zaptohen nga më të fortët. /Lapsi.al