• |
ide | kryesore

Big Brother këtë vit i paparashikueshëm..zbulon detajet!

Arkiva, Paparazzi
42f355cd83754d4252fd4b4cff2f3f77.jpg



Shtëpia e Big Brother, po i zbulon detajet një nga një.

Edicioni i 9-të i këtij formati, që rikthehet pas një viti pushim, do të sjellë karaktere të rinj, por do të ketë edhe një strukturë krejt të re. Siҫ është premtuar nga produksioni, ky vit do të ketë surpriza më të mëdha. Të parat janë zbuluar.

Siҫ raporton Tema, mbrëmjen e parë të çeljes së edicionit të 9-të të Big Brother, publiku do të shikojë një shtëpi ndryshe jo vetëm sa i takon arredimit, por do të kuptojë edhe përse ky format nuk do të jetë më si vitet e tjera. Vetëm ndërtimi i shtëpisë kap shifrën e mbi 1 milionë dollarëve – një shtëpi e përshtatur sipas lojës që do të zhvillohet sipas një strukture, e organizuar në mënyrë krejtësisht të veҫantë.

Ndërsa banorët, përveҫ sfidave me të cilat do të përballen nga java në javë, këtë edicion do të kenë edhe një sfidë të re. Ata do të zotohen të marrin përgjegjësitë për t’u kujdesur për dy kafshë të egra, të cilat janë zbutur prej një kohe të gjatë nga një cirk në Bullgari. Ka pasur shumë debate për llojin e kafshëve që duhet të jenë brenda shtëpisë, por cilat janë vendosur, kjo do të zbulohet vetëm në puntatën e parë.

Autorët kanë vendosur rregulla të forta edhe për banorët, në mënyrë që përkujdesja ndaj kafshëve të jetë e rëndësishme për zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore brenda shtëpisë dhe fatin e banorëve për jetëgjatësinë e tyre në shtëpi.

Banorët do të kenë mundësi të shijojnë receta dhe gatime nga më të sofistikuarat në botë në sajë të një surprize të madhe. Një nga kuzhinierët më të famshëm të Mastershef Australia, do të jetë shefi personal i konkurrentëve të Big Brother. Mastershefi do të gatuajë receta fantastike që do të befasojnë jo vetëm banorët, por edhe publikun që do t’i ndjekë nga shtëpia.