• |
ide | kryesore

Enada Hoxha shpreh trishtimin me këtë dedikim për…

Arkiva, Paparazzi
rrefehet_cifti_balerin_gerti_e.jpg



Enada Hoxha një nga balerinat e talentuara të TOB i ka kushtuar një status ‘lënies së shtëpisë’ së madhe ku punuan për vite me rradhë. 

“Të largohesh nga TKOB, për ne dhe të gjithë artistët nuk është e lehtë, kur mendojmë që për 20 vite kjo sallë ka qenë shtëpia jonë e dytë. Kemi punuar me orë të tëra me mjeshtrin e madh Agron Aliaj, i cili punoi me breza të tërë artistësh, ashtu si edhe me ne të dy. Në këtë sallë kemi derdhur djersë, jemi lënduar, jemi përlotur, por mbi të gjitha sadisfaksioni ka qenë shumë i madh. Çfarë trishtimi zhvendosja! Por jam e lumtur që pas tre vitesh ky teatër do të fitojë shkëlqimin e merituar…”, ka shkruar balerina e njohur.