• |
ide | kryesore

Si të aktivizoni dy numra të ndryshëm të Viber në një pajisje!(Foto)

Arkiva, Planet
viber.png



Ja si të aktivizoni dy numra të ndryshëm të Viber në një pajisje [FOTO]

Këtë mund ta bëni vetëm në kompjuter me sistem operativ Windows 10 duke instaluar dy aplikacione të Viber.

Nëse dëshironi ti keni dy numra Viber në një PC atëherë ju duhet të keni sistemin operativ Windows 10 dhe të instaloni dy aplikacione të Viber. Paraprakisht numrat tuaj duhet të jenë të aktivizuar në ndonjë telefon apo tablet.

Në vazhdim gjeni instruksionet e instalimit.

1.       Hape viber.com dhe shkarko “Viber for Windows 10” dhe “Viber for Desktop”

2.       Instalo Viber for Windows 10 përmes Microsoft Store.

3.      Pas instalimit hapeni aplikacionin. Në të dyja aplikacionet do ju kërkohet e njëjta procedurë aktivizimi për numrat tuaj

4.       Pasi të hapet aplikacioni ju kërkon nëse keni Viber në tël mobil. Ju klikoni opsionin Yes

 

5.       Pastaj ju kërkon numrin tuaj të telefonit

 

6.       Konfirmojeni numrin tuaj duke klikuar Ok apo Edit nëse e keni gabuar atë

 

7.       Pasi të keni konfirmuar numrin në ekran do ju shfaqet një QR Code. Në të njëjtën kohë në telefonin tuaj do ju aktivizohet skaneri i cili aktivizon kamerën e telefonit tuaj. Kamerën drejtoni tek QR Code në ekranin e kompjuterit tuaj dhe kështu aktivizoni Viber në PC.

 

8.       Ndiqni hapat e njëjtë për të instaluar Viber for Desktop dhe aktivizoni numrin tjetër në të.

9.     Tani keni dy aplikacione Viber me numra të ndryshëm në një pajisje kompjuterike.