• |
ide | kryesore

Starova shfajësohet pas barazimit në Durrës: Nuk na dhanë një penallti!

Arkiva, Sport
starova1-470x263.jpg



Trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, pranon se tashmë do të jetë shumë më e vështirë të luftohet për titullin kampion. “Jemi të dëshpëruar se lamë pikë”,  pranoi ai në “Gol pas Goli”, pas përfundimit të ndeshjes me Teutën.

“Nuk më pëlqen fjala hap mbrapa se kemi akoma pikë në valle. Sot bëmë një ndeshje shumë, shumë të mirë, ndaj një kundërshtari të transformuar për mirë, spektakël, i kishte të gjitha brenda. Ishim pa fat që nuk shfrytëzuar rastet, i bëmë të gjitha përpjekjet tona edhe me disa gabime që nuk ia ulin imazhin skuadrës që luajti shumë mirë. Megjithatë, le të themi se ne jemi të dëshpëruar që nuk morëm tri pikët, por nga ana tjetër, mënyra e lojës na mbush me besim se do të luftojmë deri në minutën e fundit për të realizuar objektivin që kemi”.

Për rastin e penalltisë së kërkuar nga Ekuban ai tha shkurt se “iu duk se ishte penallti”.