• |
ide | kryesore

Enca padit gazetën Panorama dhe shpërthen: Shihemi në gjyq k*rva, jeni zhytur në m*t

Arkiva, Paparazzi
enca status.jpg



Nuk ka duruar më Enca Haxhia, e cila me anë të një statusi, ka shpërthyer gjithë vrer kundër gazetarëve dhe më saktë ndaj një shkrimi të publikuar ditën e sotme në suplementin rozë të gazetës Panorama.

Në shkrimin në fjalë ishin përmbledhur disa komente negative nga fansat e saj në kanalin e youtube. Ndër të tjera thuhet se Enca ngjan me këngëtaret bullgare dhe s’ka për tu bërë kurrë pjesë e tregut ndërkombëtar.

Kjo duket se ka nxjerr jashtë vetës Encën e cila me anë të një postimi në SnapChat ka njoftuar se do të ndërmarr masa ligjore ndaj atyre që e kanë botuar këtë shkrim.

Enca e ka mbyllur statusin e saj më një kërcënim të fortë duke i thënë se shumë shpejt do të shihen në gjyq, madje pas kësaj që kanë bërë nuk do të kenë më mundësi për të ushqyer familjet.

Statusi i plotë i Encës:

“Jam e neveritur sesa negativitet, keqdashësi dhe vrer vjellin shqiptaret ndaj njeri tjetrit, njerëzit e vegjël dhe të dështuar nuk do e ta kuptojnë kurrë se nuk ndërtohet suksesi duke hedhur balte mbi atë të tjetrit dhe anasjelltas, nuk mbulohet dielli me shoshë.

Jam e bindur se kam qenë personazhi publik që i ka anashkaluar me së shumti lajmet dashakeqe/ skandaloze/ tendencioze por çdo gjë ka një kufi.

Fatkeqësisht përveç gazetarëve profesionale në Shqipëri, ekzistojnë dhe injorante të zhytur në mut deri në fyt .

See you in court bitch, you dont be able to feed ur family after this” (shihemi në gjyq k*rva, nuk do të keni mundësi për të ushqyer familjen pas kësaj), – përfundon këngëtarja e nevrikosur.

Enca ka firmosur kontratën me shtëpinë diskografike Universal Music, e cila me siguri do të kujdeset edhe me anën ligjore të imazhit të saj.