• |
ide | kryesore

Dhe një personazh tjetër kundër Encës! (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
hqdefault.jpg



Liri Joli, grimeri nga Zvicra ka vendosur të flasë për këtë çështje duke shpjeguar detajisht gjithçka dhe duke zbuluar kështu fytyrën e vërtetë të Encës, por asnjëherë për të krijuar famë pasi kjo sipas tij nuk është se ka shumë rëndësi. Liri madje thotë se e kupton shumë mirë se si ndihet Noizy, pasi në një situatë të ngjashme është ndodhur edhe vetë.

“Sa i perket tekstit të Noizy-t e kuptoj plotësisht çfarë ka dashur të thotë, kam pasur ndjenjën e njëjtë pasi pashë që Enca më kishte larguar nga miqësia edhe pse nuk kisha fare idenë se për çfarë arsyeje, pasi jam njeri. Direkt mora dhe e kontaktova Encën menjëherë, ku aty e pyeta  se çfarë ishte  ajo, apo ndoshta të mirat që ia bëra gjithë kohën sa herë që ajo ishte në Zvicër, por Enca nuk reagoi fare në atë temë”, – tha ai.

“Pas një kohe u takuam papritur në ‘Rinora 4’ dhe ajo bëri ashtu sikur s’kishte ndodhur asnjëherë  diçka, kjo më habiti edhe më shumë, por tek unë njerëzit e pa sinqertë dhe që mbajnë maskë fallco në fytyrë nuk janë të mirëseardhur”, – ka shtuar grimeri.

Sherri me Noizyn/ Ish miku degjeneron Encën, i heq maskën këngëtares