• |
ide | kryesore

Do punë? Çoji e-mail Ramës ta shohë çfarë mund të bëjë

Arkiva, Pikante
IMG_0034.JPG



Nëse ke nevojë për punë, kot e dërgon CV-në në Zyrat e Punës që dikur u hapën me bujë të madhe. Zgjidhja është më e thjeshtë: dërgojini e-mail kryeministrit në adresën [email protected]. Ai mund të shohë personalisht se çfarë mund të bëhet me ju. Kryeministri ia tha këtë një gruaje që i kërkoi punë për djalin që i kishte mbaruar inxhinierinë. “Thuaji të më shkruajë mua në [email protected] të shohim ç’mund të bëjmë”. Po pse nuk e fton të aplikojë te zyrat e punës? A është kjo mënyra si funksionon shteti? Ndoshta edhe për këto pyetje duhet t’i dërgojmë e-mail kryeministrit. Ai duket se ka shumë kohë në dispozicion për t’u marrë me postën. /Lapsi.al