• |
ide | kryesore

Pas fitores diskriminohet Ermal Meta për…

Arkiva, Paparazzi
FOTO-PRESS-7.jpg



Këngëtari shqiptar, që arriti të renditej i treti në Sanremo, Ermal Meta, është përfshirë në një konflikt me një kolegun e tij muzikant.

Bëhet fjalë për një DJ italian, i cili ka shprehur racizmin e tij kundër shqiptarit, duke thënë se kënga “Vietato morire” nuk duhet të merrte asnjë çmim. DJ Aniceto i ka nisur polemikat me anë të shkrimeve raciste në profilin e tij në Tëitter, ku shprehet, “Mund të ishte edhe Fiorello, por më duket e pavend që Sanremon ta fitojë një ekstrakomunitar”. Ermali e ka cilësuar mendimin e DJ-it si një budallallëk. Por nuk është mbyllur me kaq, pasi të dy kanë vazhduar me kundërpërgjigjet. “I dashur Ermal Meta, e kuptoj arrogancën e fituesit, ama nuk është faji im se ke lindur në Shqipëri”, – ka shkruar DJ Aniceto, i cili e ka bërë këngëtarin të kthejë një përgjigje edhe më të ashpër, duke e krahasuar atë me testikujt. “Nëse do të zhvillohej një kampionat bo**, ti do të renditeshe i dyti. E di përse? Sepse je një bo**! – shkruan Ermali, koment i cili ka shkaktuar shumë të qeshura te ndjekësit e tij. Gjithsesi, pavarësisht mendimit të DJ Aniceto-s, performanca e Ermal Metës në Sanremo është vlerësuar shumë dhe renditja i treti mes emrave të mëdhenj të muzikës italiane ishte më se e merituar