• |
ide | kryesore

TVSH-ja vazhdon me shkurtimet e punës, pushon të rradhës …(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
32532.jpg



Pas largimit të tre kompozitorëve nga TVSH disa ditë më parë: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari dhe Edmond Zhulali, edhe një kompozitor tjetër është larguar përfundimisht nga ky televizion.

Prej vitesh pjesë e strukturave të RTSH-së, edhe Kujtim Prodani është larguar nga detyra që kishte pranë këtij institucioni. Lajmin për këtë largim të beftë, kantautori i njohur e ka bërë publik në profilin e tij në Facebook, përmes një statusi ironizues:

 “LAMTUMIRË T.V.SH! (më erdhi radha…..) Falënderoj bashkëpunëtorët dhe natyrisht TELESPEKTATORËT!”, shkruan Prodani.

Edhe largimi i Prodanit vjen pas shkrirjes së strukturave aktuale të TVSH-së. Siҫ bëhet me dije, pritet që pranë këtij institucioni do të krijohen tri redaksi të reja në vend të departamenteve që kanë ekzistuar deri më sot.

Në një deklaratë për mediat pak ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Radiotelevizionit Publik Shqiptar, tha për këto largime: “Askush nuk është pushuar nga puna, kompozitorëve u janë propozuar detyra të reja në strukturën e re.”