• |
ide | kryesore

Ku janë sot fëmijët që këndonin me Parashqevi Simakun tek “E dua lumturinë” (Foto)

Arkiva, Paparazzi
pasdite.jpg



Viti 1988, festivali i  27 i këngës në Radio Televiozionin Shqipëtar.

Kënga fituesee e cila bëri shumë bujë dhe u pëlqye nga të gjithë, por nuk ngeli pa u përmendur dhe kori i fëmijëve. 

Por ku ndodhen sot ato?

Pas 29 vitesh 2 protagonistet kryesore të atij kori Dorina dhe Erisa rrëfejnë emocionet e përjetuara gjatë natës së festivalit.

Të ftuara në “Pasdite në Top Channel” ato tregojnë se “përveç njerëzve që na shikonin, vetë kënga kishte shumë emocion” 

E me të vërtet “E dua lumturinë” nga Parashqevi Simaku përcolli një emocion në zemrat e teleshikuesve, këngë e cila nuk mund të harrohet edhe sot e kësaj dite.

Dorina tregon se u shkëput nga muzika dhe zgjodhi të vazhdonte ekonomikun, ndërsa Erisa e cilësuar si vajza e preferuar e Parashqevi ndryshe nga shoqja e saj mbaroi liceun për klarinetë.