• |
ide | kryesore

Ushqimet që forcojnë kujtesën e fëmijëve!

Arkiva, Stil
Alternatives-for-kids1.jpg



Thuhet se fëmijët e kanë trurin si një sfungjer, pasi thithin çdo informacion që qarkullon rreth tyre. Janë te mprehtë dhe mund të bëjnë disa gjëra njëkohësisht pa u shpërqëndruar, epo mosha bën të vetën. Në mënyrë që ata të rriten të shëndetshëm dhe kujtesa e tyre të jetë e fortë pavarsisht kalimit të viteve përfshini në regjimin e tyre ushqimet e mëposhtme

Vitamina A Gjendet te kajsitë, bostani, shpargujt, karotat, cikoret, marulja, pjepri, specat e kuq, domatet, spinaqi.
Vitamina C Gjendet tek agrumet, luleshtrydhet, kivi, mjedra, mango, papaja, specat, domatet.
Vitamina E Gjendet te vajrat vegjetalë (vaj luledielli, vaj misri, vaj ulliri) avokado, bajame, arra, etj.
Vitamina B Gjendet te drithërat integrale, farat vajore, bathët, perimet, peshku, veza dhe bulmetrat.
Omega 3 Gjendet në të gjithë llojet e peshqve, veçanërisht tek ata të mëdhenjtë si salmoni, toni, harenga, sardelet dhe skumbria.
Magnezi Gjendet te drithërat integrale, bimët bishtajore, bajamet, kungujt, bananet.
Kolina Gjendet te perimet, e verdha e vezës (e pasur në fosfatidiserinë, e nevojshme për kujtesën) drithërat dhe bimët bishtajore.