• |
ide | kryesore

Largohet Elita Rudi nga televizioni!

Arkiva, Paparazzi
elita1.jpg



Prej disa sezonesh, Elitën e kemi parë në Tribuna Channel, ku ka zhvilluar emisione me protagonistë figurat më të famshme të showbiz-it shqiptar. Por “Elite Zonë” të shtunën e ardhshme  do të ketë puntatën e fundit. Bukuroshja nga Kosova do të largohet nga Tribuna Channel për të kaluar në një tjetër televizion dhe lajmin e ka dhënë vetë ajo përmes një statusi në rrjete sociale:

“Të dashur miq, kolegë, përkrahës-ndjekës. Pas periudhës njëvjeçare, puna ime si autore dhe moderatore e emisionit “Elite Zonë” po përfundon këtë të shtunë në Tribuna Channel. Po largohem me emocione të përziera, sepse për një vit sa zgjati projekti kam fituar shumë miq të mirë. Jeta ime ishte e pasuruar në masë të madhe nga mirësia dhe inkurajimi, që shumë nga ju treguat për mua. Gjithmonë do të jem mirënjohëse për shumë miq që kam bërë dhe për kujtimet e mrekullueshme që po i marr me vete. Ishte kënaqësi të punoja me ju. Ju uroj gjithë të mirat! Ne do të vazhdojmë rrugëtimin me një sfidë të re. Shihemi në prill, me projektin e ri në një dimension tjetër”,- shkruan Elita në Facebook.