• |
ide | kryesore

Aktori i parë mysliman që merr cmim në Oscar!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
mahershala-ali2.jpg



Mahershala Ali ka fituar çmimin si “Aktori më i mirë në rol jo-protagonist” me interpretimin e tij si Barry Jenkins në dramën “Moonlight”.

“Moonlight” flet për një djalë të quajtur Chiron, të cilin e shohim në film të kalojë në tre faza të jetës së tij. Ali luan rolin e Juan-it, një shpërndarës droge që zotohet të mbrojë Chiron-in nga abuzimi i së ëmës.

Aktori që prej disa ditësh është bërë baba për herë të parë, e mori çmimin nga fituesja e vitit të kaluar, Alicia Vikander. “Kam patur kaq shumë mësues të mirë gjatë jetës time dhe e vetmja gjë që ma thoshin vazhdimisht ishte se nuk bëhet fjalë për ty, por për personazhet. Je në shërbim të këtyre historive dhe këtyre personazheve. Dhe jam kaq e nderuar që e kisha mundësinë për ta bërë këtë,” përfundoi Ali, i pasuar nga duartrokitjet dhe brohorimat e publikut.