• |
ide | kryesore

Turqi, nis procesi gjyqësor për 330 puçistë që rrezikojnë dënimin me vdekje 

Arkiva, Planet
n_83460_1.jpg



Ka nisur sot procesi gjyqësor për 330 të akuzuar si pjesëmarrës në grushtin e shtetit të 15 Korrikut 2016 në Turqi. Pjesa më e madhe janë anëtarë të një shkolle oficerësh dhe shumë prej tyre rrezikojnë dënimin me vdekje, mes tyre edhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Husuli Akar.

Mbi ta rëndojnë akuzat për tentativë të përmbysjes së rendit kushtetues, pjesëmarrje në një organizatë terroriste dhe vrasje.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve “Anadoly Agency”, 243 të akuzuar janë aktualisht në paraburgim.