• |
ide | kryesore

Zbulohet e vërteta për incidentin në Oscar!(FOTO)

Arkiva, Stil
37fead1c-e2a8-11e6-8801-9f557f980a64_1280x720.jpg



Ngatërresa e fituesve të çmimit “Filmi më i mirë” padyshim që ishte një prej momenteve më të paharrueshme të historisë së çmimeve Oscar dhe teksa audienca vijon të sugjerojë teori nga më të ndryshmet për arsyen pas ngatërresës, organizatorët më në fund kanë dhënë një shpjegim.

“PricewaterhouseCoopers”, komapnia që prej vitesh kujdeset për nominimet dhe zarfat e fituesëve, kërkoi ndjesë për ngjarjen dhe një prej përfaqësuesëve të saj sqaroi të gjithë incidentin.

Sipas tij, në prapaskenë janë dy grumbuj identikë me zarfat e fituesëve të secilës kategori, që vendosen në dy hyrjet e skenës. Ai bëri me dije se bëhet fjalë për një gabim njerëzor pasi në mometnin që një prej organizatorëve vajti për të marrë zarfin me fituesin e çmimit “Filmi më i mirë”, gabimisht ka tërhequr zarfin e çmimit “Aktorja më e mirë” në grumbullin e zarfeve të përdorur. Si rezultat, ai i dha zarfin e gabuar aktorit Warren Beatty, i cili dukshëm u çorientua kur pa në të emrin e aktores Emma Stone dhe jo titullin e filmit. Ai ia dha zarfin më pas aktores Faye Dunaway e cila lexoi “La La Land” pa e vënë re gabimin dhe kështu u shënua një prej incidenteve më të sikletshëm të kinemasë.