• |
ide | kryesore

Intervista/ Bija e Millosheviç: Babain tim e vranë në burg

Arkiva, Planet
Capture.PNG



Maria Millosheviç e bija e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç ka deklaruar sot se babain e saj e kanë helmuar në burgun e Hagës. Ajo ka dhënë një intervistë për “Kurir”-in serb ku shfaq gjithë pretendimet e saj se pse mendon se babain e saj e kanë vrarë dhe nuk ka vdekur nga ataku kardiak, siç është versioni zyrtar.

Sllobodan Millosheviç, i cili udhehoqi për dy dekada Serbinë dhe njeriu përgjegjës për qindëra mijëra viktima në Ballkan ndërroi jetë më 11 mars 2006 kur po gjykohej për genocid e krime lufte nga Gjykata e Hagës.

Gazeta Shqiptare ka zbardhur sot pjesë të intervistës që vajza e ish-presidentit jugosllav, që ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, dha për gazetën Kurir të Beogradit.

“Në natën ndërmjet 10 dhe 11 marsit 2006, të gjitha kamerat në Sheveningen ishin të fikura dhe ky ishte një precedent. Trupi i tij u mbajt qëllimisht nga autoritetet pa ju bërë autopsia. Ai kërkoi leje për t’u vizituar në Rusi, në një klinikë të specializuar, sepse ai e parandjente se do t’i ndodhte diçka. Unë besoj se ai po kurohej me një substancë që i dha atij një vdekje të ngadaltë. Ai nuk u besonte mjekëve në ‘Sheveningen’ ndaj donte të kurohej në Rusi”, i tha sot “Kurir”-it, Maria Millosheviç.