• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare legjenda e Formula 1 dhe MotoGP

Arkiva, Sport
hsisd.jpg



Katër herë fituesi i MotoGP dhe një herë kampion i Formula 1, John Surtees ka ndërruar jetë.

Surtees është i vetmi garues që ka fituar titull edhe në Formula 1 edhe në MotoGP. Ai ka fituar 4 herë në kampionatin e motoçiklizmit, konkretisht në vitet 1956, 1958, 1959 dhe 1960, ndërsa u shpall kampion në Formula 1 në vitin 1964 me makinën Ferrari.

John Surtees ndërroi jetë sot pasdite në një spital të Londrës në moshën 83-vjeçare, pasi ishte i shtruar prej pak kohësh pas problemeve me frymëmarrjen. Lajmi mbi vdekjen e tij konfirmohet nga familja e ish-kampionit. /LAPSI.AL/