• |
ide | kryesore

The Weeknd i rikthehet Belles sërisht!(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
diskuqmghwssqmwdwgah.jpg



Është përfolur gjatë këto kohë për marrëdhënien e re të artistit kanadez me Selena Gomez, të cilën e kanë bërë shumë publike nëpërmjet fotove të ndryshme dhe shfaqjet intime në sy të publikut.

Dhe me çiftin e lumtur që shijonte romancën e tyre, një tjetër personazh skërmiste dhëmbët në hije. Bëhet fjalë për Bella Hadid, për të cilën u bë i ditur fakti se mbeti shumë e zhgënjyer nga marrëdhënia e re e ish të dashurit të saj. Madje në një shfilatë të fundit në Paris, ku të dy ishin të pranishëm në skenë në të njëjtën kohë, ajo u nxi në fytyrë kur pa Weeknd duke performuar. Pikërisht për këto arsye lajmi është më shumë se thjesht i bujshëm. Artisti 27 vjeçar publikoi foton kopertinë të këngës së tij të ardhshme në bashkëpunim me Daft Punk, “I Feel It Coming”. Në imazhin e bukur artistik shfaqeshin 4 personazhe, Weeknd, pjesëtarët e Daft Punk dhe një e “tretë” e papritur. Pikërisht Bella Hadid! Ose të paktën një femër që i ngjan jashtëzakonisht shumë. Njëra apo tjetra, pak rëndësi ka. I rëndësishëm është fakti që Weeknd e ka rikthyer në jetën e tij në mënyrë fare të dukshme.