• |
ide | kryesore

Tirana – Skënderbeu/ Ka gola dhe spektakël, por jo fitues (VIDEO)

Arkiva, Sport
Tirana-gol-Skenderbeut-490x278.jpg



Gola, spektakël dhe emocione, por jo fitues. Tirana dhe Skënderbeu ndahen në barazim 2-2 në ndeshjen hapëse të javës së 25-të të Kategorisë Superiore.

Në “Selman Stërmasi”, të zotët e shtëpisë kaluan përpara që në minutën e katërt me Ede. Por gëzimi i skuadrës bardheblu zgjati pak, pasi në të 17-n Salihi barazoi rezultatin nga pika e penalltisë.

Tri minuta para pushimit, Erjon Hoxhallari i dha sërish avantazhin Tiranës me një perlë nga goditja e dënimit.

Me fillimin e pjesës së dytë korçarët u shfaqën më këmbëngulës dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen në minutën e 58-të, kur Salihi ndëshkoi sërish Ilion Likën.

Minutat e mbetura nuk sollën ndryshim të rezultatit, përkundër rasteve të shumta të krijuara sa në njërën portë edhe në tjetrën.

Me këtë barazim “Ujqërit e Dëborës” marrin përkohësisht kryesimin me 49 pikë, një më pak se Kukësi që nesër pret Korabin dhe +3 nga Partizani që luan ndaj Flamurtarit në Elbasan.

Kurse Tirana barazon me pikë (30) Luftëtarin në pozitën e katërt, por gjirokastritët të dielën do t’i bëjnë vizitë Teutës./panorama-sport/