• |
ide | kryesore

Holanda ndalon ministren turke, Turqia mbyll ambasaden holandeze

Arkiva, Planet
e-768x429.jpg



Ministrja turke e Politikave Sociale dhe Familjen, Fatma Betul Sayan Kaya, deklaroi mbrëmjen e djeshme se eskorta e saj është ndaluar nga policia holandeze për të hyrë në konsullatën turke në Roterdam të Holandës.

“Kemi ndaluar 30 metra larg konsullatës dhe nuk na lejojnë të hyjmë” shkruan Fatma Betul Sayan Kaya në Twiiter duke shtuar se Holanda po dhunon të gjitha ligjet ndërkombëtarem dhe të drejtat e njeriut.

Sipas RTL Neës policia holandeze e kishte ndaluar ministren, e cila do të deportohet drejt Gjermanisë.  

Fatma Betul Sayan Kaya udhëtoi drejt Holandës pasi dëgjoi se avioni i Ministrit të Jashtëm Cavusoglu nuk ishte lejuar të zbresë.

Tensionet janë shtuar edhe më shumë kur Ministrja nuk është lejuar ti drejtohet turmës së turqve që ishin mbledhur në Rotterdam pasi Ministres iu bllokua makina. Ata janë shpërndarë me forcë nga policia holandeze.

Ndërkohë për çështje sigurie policia ka mbyllur rrugën që të çon drejt konsullatës turke të Roterdamit. 

Ankaraja nuk ka vonuar t’i përgjigjet Holandës. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavuşoğlu ka folur për TRT duke deklaruar se Holanda nuk do të mbetet pa përgjigje.

Në Ankara janë mbyllur për shkaqe sigurie ambasada dhe Konsullata e Holandës.

Çavuşoğlu tha se kanë marrë masa për pengimin e hyrjeve dhe daljeve në Ambasadën holandeze  në Ankara dhe Konsullatën në Stamboll, transmeton OraNews.

“Nëse ata hedhin një hap ne do të hedhim dhjetë. Nuk kemi frikë në këtë mes, por veprimet që bëjnë, janë vërtetë çnjerëzore. Largimi nga njerëzimi i politikanëve vetëm se ka zgjedhje në vend është me të vërtet për të ardhur keq. Pengimi i uljes së avionit të ministrit të Jashtëm është me të vërtetë i papranueshëm, por pengimi i një gruaje apo ministreje të hyjë në Konsullatën e cila është tokë e jona, është e turpshme për Evropën. Dhe këtë turpërim do t’ia themi gjithmonë në fytyrë.”

Ministria e Jashtme e Turqisë dënoi pengesën që iu bë ministres dhe shtoi se i ka dërguar një mesazh ambasadorit të Holandës në Ankara i cili ndodhet jashtë vendit me leje që të mos kthehet për një kohë në punë.

Nga ana e tij Presidenti Turk Erdogan, e ka cilësuar qeverinë Holandeze një mbetje të nazizmit. /LAPSI.AL/