• |
ide | kryesore

VIDEO/ Berisha pëson 7 gola nga Inter, por çfarë thonë mediat italiane për shqiptarin

Arkiva, Sport
berishaaaaaa.jpg



Portieri i kombëtares shqiptare Etrit Berisha ka pësuar këtë të diel, ndoshta humbjen më të thellë në karrierën e tij si profesionist. Shqiptari pësoi 7 gola në përballjen me Inter (7-1). Atalanta kishte bërë befasinë deri në këtë moment të kampionatit duke u ngjitur në zonën e Europa League, por ndeshja e kësaj të diele tregoi se mbetet një ekip normal. Ndeshja u vendos nga 3 gola të Icardi, 3 të Banega dhe një i Galjardini. Nga të shtatë golat Berisha nuk mund të fajësohet, përveç golit të dytë ku shkaktoi penallti duke penguar Icardin në zonë. 7 golat e pësuar përballë Interit ishin aq sa kishte pësuar Berisha në 14 ndeshjet e mëparshme së bashku në Serinë A.

Por çfarë thonë mediat italiane për Berishën?

“Eurosport” i jep notën 5, por nuk i jep të gjithë fajin humbjes shkatërruese. “Po të shohësh me kujdes ka faj të madh vetëm në golin e shtatë, por njolla e të pësuarit 7 gola mbetet. Praktikisht çdo goditje në portë u shndërrua në një gol” – shkruan portali në gjuhën italiane, citon lapsi.al.

“Calciomercato.it”, një portalet e njohur në Itali i jep gjithashtu notën 5 duke shkruar: “7 gola janë shumë për tu përtypur edhe pse nuk ka faje të mëdha”.

“Sportface” i jep Berishës notën 5.5 duke shkruar: “E vështirë të komentosh një garë ku pësohen 7 gola. I vetmi gabim gjithsesi mbetet ai i pozicionimit në goditjen e dënimit të Banegës”. /lapsi.al/