• |
ide | kryesore

Adele tregon barcaleta pas nërprerjes së dritave në koncert (Video)

Arkiva, Paparazzi
adelee.JPG



Gjatë koncertit të mbajtur në Adelaide një problem ka ndodhur gjatë performancës së Adele.

Energjia elektrike është ndërprerë por nuk pati asnjë nervozizëm nga ana e yllit britanik, përkundrazi ajo ka filluar të bëjë humor me audiencën për të mbushur kohën.

“Pra, kemi një problem teknik. Nuk e di mirë se çfarë ka” është shprehur Adele e më pas ka filluar të tregojë barcaleta.

“Si e quani një bjonde të zgjuar? Një brune me erë të keqe goje” ka vijuar më tej këngëtarja duke bërë të gjithë të pranishmit të shpërthenin në të qeshura.