• |
ide | kryesore

Zvicër/ “Vriteni Erdoganin”, kurdët protestë kundër ndryshimeve kushtetuese në Turqi

Arkiva, Planet
erdogan-1.jpg



“Vriteni Ergodanin”. Kjo ka qenë një ndër pankartat më radikale që mbanin në duar protestuesit në mitingun e organizuar dje në Bern të Zvicrës, duke shprehur kundërshti për ndryshimet kushtetuese që Erdogan kërkon të bëjë në Turqi.

Protesta organizohej nga përkrahësit e organizatës kurde PKK.

Ky tubim vjen nga organizuat kurdë, të cilat autoritetet turke i kanë shpallur terroriste. Prej disa kohësh Erdogan qëndron në qendër të lajmeve pas deklaratave të tij antieuropiane dhe përplasjeve me Gjermaninë apo Holandën, që nuk i lejuan Erdoganit që Ministrat e tij të organizojnë tubime në vendet përkatëse dhe që sollën kështu reagimin e furishëm të Erdogan i cili e quajti Gjermaninë ende “Naziste” ndërsa Holandën “mbetje në Nazizmit”. /LAPSI.AL/