• |
ide | kryesore

Djaloshi shqiptar në premierë me aktoren e Holliwood-it (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
bc04068fab23aff1ee9efec42b90cdc3.jpg



Mbrëmë është dhënë premiera botërore e filmit “The Zookeeper’s Wife” në Los Angeles, ku në tapetin e kuq ka parakaluar edhe aktori shqiptar, i cili ka një rol mjaft të rëndësishëm në këtë film.

Val Maloku ka qenë në fokus të fotografëve në këtë ngjarje të madhe, i cili në këtë film ka luajtur përkrah aktores së famshme Jessica Chastain, së cilës i ka rrëmbyer edhe zemrën. Aktorja vetëm pak kohë më parë ka publikuar një foto të të dyve, ku shkruan: “Më pëlqeu shumë të punoja me ty i dashur. Je kaq I mrekullueshëm në film”.