• |
ide | kryesore

“Die Zeit”: Rusia po e mund Europën në Ballkan

Arkiva, Planet
die-zeit_1490726022-4958016.jpg



Europa po i lë hapsira Rusisë në betejën për dominimin e Ballkanit paralajmëroi dje gazeta gjermane “Die Zeit”.

Duke parashikuar se tensionet e krizës politike në Maqedoni mund të përshkallëzohen, ajo ka akuzuar për këtë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski dhe refuzimin e tij për t’u larguar nga pushteti.

“Kriza në Maqedoni, nacionalizmi në Kosovë, 180 ministrat në Bosnjë. Evropa ka kthyer kokën në këtë rajon dhe e ka lëshuar aty Rusinë.

Evropa para dy dekadave tentoi të evropianozojë Ballkanin.

Por ndodhi e kundërta: Evropa tani ndodhet në gjendje të ballkanizimit dhe e ktheu përsëri kokën dhe Ballkanin ua lëshoi armiqëve të vet historikë”, shkruan në editorialin e tij Teo Zomer, kryeredaktori i “Die Zeit”, shkruan Deutsche Welle.