• |
ide | kryesore

FSHF i ndalon të futen në stadiume, “Illyrian Elite” surprizë FSHF-së dhe Shakohoxhës

Arkiva, Sport
Capture-297.jpg



Pas incidentëve dhe ndalimit të ndeshjes me Italinë për shkak të flakadanëve, FSHF deklaroi se do të ndalonte kategorikisht futjen e anëtarëve të grupimit ‘ILLYRIAN ELITE’ në stadiume.

Federate u shpreh se duke u distancuar tërësisht nga veprime e tyre krejtësisht të papranueshme, ka vendosur të mos u japë dhe të mos u shpërndajë më asnjë biletë për në stadium anëtarëve të grupimit ‘ILLYRIAN ELITE’, të cilët goditën imazhin e mrekullueshëm që prodhoi në Europian tifozeria dhe qytetaria shqiptare”, shprehej ndër të tjera institucioni i futbollit me anë të reagimit.

Mirëpo, ky grupim ka sfiduar çdo ndalesë të deklaruar nga FSHF, pasi ka qenë dje në mënyrë masive për të mbështetur Kombëtaren në ndeshjen me Bosnjen.

Siç duket nga fotoja grupi i tifozave nuk u fsheh aspak, por pozicionohen në një vend të dukshëm.

Gjithashtu, grupimi “Illyrian Elite” kishte përgatitur një surprizë për komentatorin Dritan Shakohoxha. Ky i fundit doli hapur kundër këtij tifogrupi pas incidenteve në Palermo, dhe reagimi i tifozëve nuk vonoi teksa dje i kishin ngjitur një logo të tyren mbi tavolinën nga ku Shako po komentonte miqësoren Shqipëri-Bosnjë.