• |
ide | kryesore

Shfaqen skena të papublikuara më parë nga interpretimi i aktorit Kadri Roshi (Video)

Arkiva, Paparazzi
kadri.jpg



Kujtim Çashku në vitin 1980 pas publikimit të filmit “Ballë për ballë” mori përsipër një një tjetër vepër nga krijimtaria e Kadaresë “Gjakftohtësia” skenarin e të cilit e kishte shkruar Bashkim Shehu.

Një nga rolet iu besua Kadri Roshit dhe tashmë nga ky film gjenden vetëm dy akte në AQSHF. Përveç aktorit të përmendur, në film interpretonin dhe emra të tjerë si Bujar Lako, Reshat Arbana, Gulejman Radoja, Rikard Ljarja por ky film u ndalua për shkak të vetvrasjes së kryeministrit dhe dënimit të të gjithë familjes Shehu.

Por për herë të parë shfaqet një moment mes Kadri Roshit dhe partneres së tij në film ku vihet në pah interpretimi i këtyre aktorëve të mëdhenj.