• |
ide | kryesore

Demi Moore rikthehet në kinema me këto 2 filma

Arkiva, Paparazzi
demi-moore2.jpg



Pothuajse e zhdukur nga skena e filmave, aktorja e njohur e Hollivudit Demi Moore do të rikthehet në ekranin e madh gjatë verës.

Aktorja do të jetë protagoniste e dy komedive që do të vijnë në kinema respektivisht, në 22 qershor me “Nata e çmendur- Festë me të vdekurin”të regjisores Lucia Aniello ku do të luajë me Scarlett Johansson dhe në 29 korrik me “Shtëpia Kazino”, të Andrew Jay Cohen me Will Ferrell.

Në filmin “Nata e çmendur- Festë me të vdekurin”, pesë mike që nga kohët e kolegjit ritakohen pas 10 vitesh për një fundjavë në Miami. Ndërsa në filmin “”Shtëpia kazino”, Scott dhe Kate Johansen (Will Ferrell dhe Amy Poehler) kanë humbur lekët që kishin mbledhur për të paguar kolegjin e vajzës Alex.