• |
ide | kryesore

VIDEO/ Kuptoi që shokët trukuan ndeshjen ndaj Barcelonës, qan në fushë

Arkiva, Sport
untitled_1491300626-8752125.jpg



Mike Fernández, mesfushori i Eldenses, skuadër në kategorinë e tretë të Spanjës ka qarë pas humbjes nga Barcelona B me rezultatin 12:0. Ai ka shpërthyer në lot pas ndeshjes, pasi e ka kuptuar se takimi ishte i trukuar nga disa bashkëlojtarë. Fernández ka marrë përqafime nga kundërshtarët në fushë. 
“Ishte dita më e vështirë e karrierës sime futbollistike. Nuk di ta shpjegoj atë që ndodhi në fushën e lojës dhe pata një paaftësi për të reaguar. Skuadra nuk e tregoi forcën e saj të vërtetë dhe e gjetëm veten duke pësuar 12 gola. U kërkoj falje të gjithëve, por ishte me të vërtetë turpëruese”, – ka shkruar Fernandez.
Ndeshja mes Barcelonës B dhe Eldenses dyshohet se është trukuar nga 4 lojtarë të skuadrës. Pas akuzave për trukim drejtuesit e Eldenses janë tërhequr nga garat duke njoftuar shkrirjen e klubit.