• |
ide | kryesore

Familja Kardashian në panik, falimentimi po afron

Arkiva, Paparazzi
article-2471308-18BC89B000000578-141_634x597.jpg



Të gjithë skenaret intrigantë të Kris Jenner për të manipuluar xhirimet në Keeping Up with the Kardashians duket se u janë kthyer mbrapsht.

Radar Online bën me dije se gjithçka është e kotë pasi vlerësimet pozitive të këtij spektakli reality kanë rënë në pikën e tyre më të ulët që nga momenti kur është shfaqur për herë të parë. Operacioni i Kim K për t’i mundësuar që të bënte një fëmijë të tretë dhe ekzaminimi i pjesës së legenit të saj ishin kryefjala e javës së kaluar, por nuk patën rezultatin e shpresuar. Sipas Radar Online, episodi për shtatzaninë e Kim solli vetëm 1.16 milionë njerëz para ekranit. KUWK, që dikur kapte 3 milionë njerëz për episod, po sjell gjithmonë e më pak spektatorë dhe nuk dihet sa mund të vazhdojë, pavarësisht përpjekjeve thuajse të dëshpëruara të Kim dhe Kris.