• |
ide | kryesore

Igli Tare sherr me grushta në stadium me lojtarin e Romës

Arkiva, Sport
Desktop35.jpg



Derbi i Italisë mes Romës dhe Lazios nuk ka kaluar pa tensione pasi mediat italiane së fundmi po raportojnë një sherr mes Igli Tare dhe Antonio Rüdiger.

Përplasja mes drejtorit sportiv të Lazios dhe mbrojtësit të Romës ka ndodhur në parkingjet e stadiumit “Olimpico”, shkruan “lazionews24”, transmeton SYRI.net.

Situata mes Tares dhe Rüdiger perceptoi deri aty sa pati edhe kontakt fizik ndërsa për të neutralizuar sherrin është dashur ndërhyrja e policisë dhe forcave të sigurisë private.

Dy protagonistët kanë debatuar në gjermanisht (gjuhë e njohur edhe për Igli Taren i cili ka jetuar për 7 vite në Gjermani).

Ndërsa sherri mes dy protagonistëve ka shpërthyer në momentin kur lojtari i ka thënë Igli Tares fjalën “hajdut”.