• |
ide | kryesore

Ivanka Trump: Nuk pajtohem plotësisht me babanë dhe ai e di këtë

Arkiva, Planet
ivanka-2-800.jpg



Vajza e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka ka pohur se ka raste kur nuk pajtohet me babanë e saj, dhe ai e di këtë.

Në një intervistë për CBS Morning, vajza e Presidentit është zhvendosur në Uashington me familjen, ku edhe bashkëshorti i saj Jarred Kushner ka marrë detyrë në Shtëpinë e Bardhë.

Ivanka, pranon se pozita e saj si këshilltare e Presidentit i ka hapur dyert dhe i rrit ndikimin në administratë, dhe pikërisht këtu ka dhe pika që nuk pajtohet me babanë e saj.

Pozicioni si këshilltare ka shkaktuar shumë polemika në SHBA, pasi Ivanka njihet për bizneset e saj, të shkëputura nga të atit, që prodhojnë të ardhura tejet të mëdha.

Edhe më parë, Donald Trump ishte akuzuar se të qenurit President do t’a favorizonte atë në biznese. Ndër të tjera, rreth Ivankës është folur se është ajo në vend të Melanias, zonja e parë e vërtetë e SHBA-ve. /LAPSI.AL/