• |
ide | kryesore

Alban Hoxha: Eshtë shumë e vështirë të rrisësh një fëmijë i vetëm (VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
ab892c74e03d5986f3243f20427a92fc.jpg



Dy vjet e gjysmë më parë, Alban Hoxha humbi bashkëshorten pak ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Sot, Beko është dy vjeç e gjysmë dhe nënën nuk e ka njohur kurrë, por babai i tij përpiqet të bëjë gjithçka që i biri të jetë i lumtur. E në fakt për portierin e Partizanit, Beko është lumturia më e madhe. 

“Është shumë e vështirë. Kalova diçka që nuk e kisha menduar ndonjëherë. Gjërat nuk harrohen, por koha kalon, të merr rutina e jetës. Këto gjëra thjesht ndodhin. Unë jam besimtar musliman dhe besoj se Zoti e ka shkruar, prandaj ka bërë edhe harresën, përndryshe bota do ishte shumë e vështirë.” Alban Hoxha thotë se, vërtet tani kohën mund ta ketë të kushtëzuar sepse duhet të kujdeset për djalin, por ia vlen sepse ashtu siç ka ëndërruar, në të ardhmen Beko do të jetë si një shok për të dhe do ta mbajë kudo afër.

“E kam dashur shumë një familje që në moshë të re. Kam menduar që fëmijën më vonë ta kem si shok, ky ka qenë parimi im. Tani po kaloj vështirësitë e babait të ri, por do të vijë një kohë kur do ta kem si shok, do ta kem nga pas kudo.”