• |
ide | kryesore

Gazetarja qëllon në fytyrë Nicole Richie(VIDEO)

Arkiva, Paparazzi
1b93d701c3cdff1e521ebc6a56646368.jpg



Nicole Richie u qëllua aksidentalisht me një shuplakë mu në fytyrë gjatë një interviste. 

Ylli i “Simple life” (Jetë e thjeshtë) me Paris Hilton është gati të kthehet në ekran me një rol në serialin me titull “Great News” (Lajme të mrekullueshme). Në intervistën me Cat Greenleaf, ajo po diskutonte projektin e ri, kur prezantuesja, ndërsa po bënin qepalla, ngatërroi dorën me fytyrën e të ftuarës dhe i qëlloi aq fort, sa Nicole-s i kërcyen syzet në anën tjetër. Përfundimisht ky ishte një fillim goxha i sikletshëm interviste. Reagimi i Nicole-s pastaj është diçka tjetër për të mos u humbur. Fillimisht shtang dhe qesh, por pasi Cat Greenleaf i thotë se ka qenë “historikisht hutaqe”, Nicole i përgjigjet: “Po po, e shikoj. Vetëm me syrin e majtë, domethënë.”