• |
ide | kryesore

Irina Shayk shfaqet në publik pas lindjes(FOTO)

Arkiva, Paparazzi
cover-41.jpg



Irina Shayk ka sjell në jetë vajzën e saj vetëm dy javë më parë dhe është parë në publik në Venice-Kaliforni teksa priste të shijonte një akullore.

Me flokë të mbledhura në mënyrë të çrregullt, gati dy javë pas lindjes, Irina duket në formë të mirë fizike. 31-vjeçarja dhe partneri i saj, aktori i famshëm Bradley Cooper u bënë prindër për herë të parë duke mirëpritur vajzën Lea de Seine Shayk Cooper 2 javë më parë. Çifti ia doli ta mbajë larg syve të publikut këtë moment të shenjtë të jetës së tyre duke qenë se lajmi i lindjes së vajzës së tyre u publikuar vetëm të dielën e 8 prillit.

Irina dhe Bradley janë bashkë që prej vitit 2015 dhe shtatzënia e supermodeles u zbulua vitin e shkuar ku u pa barku i saj i rrumbullakosur, ndonëse i vogël në sfilatën e Victoria’s Secret. Më herët modelja bukuroshe është shprehur se ajo dëshironte të ndërtonte një familje duke e quajur atë si ‘gjënë më të rëndësishme në këtë botë”