• |
ide | kryesore

Statusi i fundit i Kim K i nxehu të gjithë (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
kim-kardashian-zoom-3da71178-6aeb-4ceb-bfc7-5aad918b5fa1.jpg



Së fundmi, fansat kanë kritikuar keqazi Kim Kardashian pasi është shprehur se gripi mund të shërbejë si një dietë fanstastike, duke e akuzuar se po përhap ide të cilat nuk i ndihmojnë aspak vajzat e reja të cilat e shohin si idhull seks simbolin.

Pak më parë, në një status të sajin në Twitter, ajo shkruante se ishte “e lumtur” për gjendjen e saj fizike, pasi virusi e kishte ndihmuar të binte në peshë për eventin e Met Ball-it. Ylli i “Keeping Up With The Kardashian”, shkroi: “Gripi mund të jetë një dietë fanstastike. Sa mirë që erdhi në këtë kohë.” Kaq mjaftoi që të gjithë të reagonin ndaj deklaratës jo të mirëmenduar të 36-vjeçares. Sipas Telegraph, e komentuar si një shembull i keq për vajzat e reja, duke i krijuar atyre perceptime të gabuara rreth trupit perfekt, mes komentuesve ka reaguar edhe një mjek. Ironikisht ai i është përgjigjur znj. West se influenca mund të jetë një kërcënim i përjetshëm. Madje aq seriozisht e kanë marrë ndjekësit e saj saqë kanë filluar të dyshojnë dhe për ndjeshmërinë e saj si nënë.