Emmanuel Macron kryeson në sondazhet për President të Francës. Këtë të diele ai do të konkurojë në turnin e parë dhe do të synojë të pasojë mentorin e tij Fransua Holland. Por megjithëse gruaja e presidentit francez nuk ka ndonjë rrol të zyrtar në republikën franceze, bashkëshortja e tij Brigide, parashikohet se do të ketë një ndikim të madh te makron për shkak të lidhjes speciale që ka me të.
39 vjeçari që ka zënë gjithmonë faqet e para të mediave për shkak të bindjeve politike, nuk mungon edhe në faqet rozë, falë gruas së tij.
Ajo është Brigitte Trogneux dhe është 64 vjeçe.
Ndërkohë politikani i pashëm është 39 vjeç.
Lidhja e tyre është përmendur shumë jo vetëm për shkak të dallimit të madh në moshë.
Por për faktin se Brigitte, nuk është vetëm 25 vjet më e vjetër se ai, por ishte edhe mësuese e tij në shkollën e mesme.